Është mbajtur sot leksioni i hapur për të gjithë studentët e Kolegjit Universitar të Biznesit nga një prej kompanive më të mëdha të punësimit në vend siç është TSTS Group.
Pjesë e këtij leksioni të hapur ishte dhe ish studentja jonë Alumni e Fakultetit të Ekonomisë Hortencia Zalla që sapo është diplomuar në KUB është punësuar pranë TSTS Group.
Në takimin e mbajtur paraprakisht mes presidentit të Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Ylber BEZO dhe përfaqësues të kësaj kompanie, u hodhën hapat e parë për një marrëveshje bashkëpunimi mes palësh. Qëllimi është punësimi i menjëhershëm i studentëve që dalin nga dyert e KUB drejt dhe në profesionin e tyre.
Kolegji Universitar i Biznesit përqafon dhe mirëpret çdo iniciativë të bizneseve të ndryshme për punësimin e studentëve tanë!