Momente nga dita e sotme gjatë promovimit të librit “Kreuztanne” nga autori Fate Velaj. Kreuztanne (Udhëkryq) është një roman autobiografik i cili flet rreth një historie të vërtetë, e cila bazohet në jetën e kujtdo prej atyre që në vitet 1991 u larguan nga Shqipëria me një qese mbushur plot ëndrra….
Historia e atij që kishte ëndërruar të jetonte nëpër metropole, por që fati i rezervoi një hotel të vogël në majë të alpeve të Austrisë e që aty, kërkoi të rigjente veten e të ristrukturonte ëndrrat duke u përplasur, ulur e ngritur për të mos qenë kurrë poshtë në momentin e hidhërimit, si dhe dramave, që fati ia kishte ‘shkruar’ t’i përballonte i vetëm larg.
Falenderojmë Z. Fate Velaj për pjesëmarrjen dhe emocionet që na dhuroi si dhe i urojmë suksese të mëtejshme!