Promovimi i librit “Shqipëria – Orient i Europës”
Një ngjarje kulturore e veçantë u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit, ku u prezantua libri “Shqipëria – Orient i Europës”, i përkthyer në gjuhën shqipe nga gazetari Adil Biçaku.
Ky botim hedh dritë mbi historinë dhe identitetin shqiptar në raport me Europën, duke ftuar lexuesin të reflektojë mbi vendin që zë Shqipëria mes Lindjes dhe Perëndimit.
Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete të njohura të jetës publike, mes tyre edhe Princ Leka, i cili ndau vlerësimin e tij për librin dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe trashëgimisë historike.