EN/AL

Projekti Riskman “Takim i Komitetit Drejtues dhe të partnerëve të tij”

Detajet

🇪🇺Projekti RISKMAN i financuar nga Programi Erasmus Plus CBHE ka përmbyllur takimin e rradhës të Komitetit Drejtues të partnerëve të tij.

🗓Takimi u mbajt më 13-18 Qershor 2020 pranë Institutit të Biologjisë Detare, të Universitetit të Malit të Zi, Kotor, Mal i Zi🇲🇪

✅Kolegji Universitar i Biznesit si një nga partnerët kontribues në RISKMAN u përfaqësua nga Dr. Irsida
Dinoshi, drejtuese e projektit për KUB-in, lektore pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, të Fakultetit
të Ekonomisë.

📝Pjesë e axhendës së takimit ishin:
1️⃣. Analiza e rezultateve të testit pilot mbi implementimin e tre lëndëve të reja, si produkt i këtij projekti, në kurrikulat e programeve të studimit në IAL-të e vendet partnere të
projektit;
2️⃣. Analiza e rezultateve positive dhe rekomandimeve nga EACEA, Bruksel, mbi Raportin e Ndërmjetëm të mbylljes së vitit të parë të projektit;
3️⃣. Prezantimi i punimeve shkencore të specialistëve të
fushës në Konferencën Ndërkombëtare AdriBioPro 2022 (si një bashkëpunim midis Kroacisë, Bosnjë-
Herzegovinës dhe Malit të Zi) në të cilën RISKMAN ishte partner i saj;
4️⃣. Mbajtja e trajnimit dy ditor “ToT” si faza e parë dhe pasuese për zhvillimin e trajnimit të kategorisë student apo i papunë nga trajnerët specialistë të fushës;
5️⃣. Planifikimi për organizimin e Konferencës finale përmbyllëse të projektit në Universitetin e Muglas, Turqi.

Takimi nga afër i projektit i dha mundësinë që të gjithë partnerët ndajnë mendimet e tyre, të diskutojnë mbi ecurinë e zbatimit të tij përgjatë vitit të dytë dhe mbi të gjitha të vijojnë të mbajnë këtë network të krijuar midis tyre për një periudhë më të gjatë sesa mbyllja e RISKMAN.

🔗Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.riskman.mu.edu.tr/

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.