🤝🏻Sot, në ambientet e Bashkisë Librazhd, u mirëpritën përfaqësues të Kolegjit Universitar të Biznesit: Rektori, Prof. Dr. Ylber Bezo, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Enis Fita, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Shpëtim Cami.
📍Përfaqësuesit e Kolegjit Universitar të Biznesit u pritën nga Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe iniciativat e përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit lokal.
✍🏻Kolegji Universitar i Biznesit shpreh falënderimet më të sinqerta për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim nga ana e Bashkisë Librazhd.