PREZNTIMI I “JUNCTIONXTIRANA 2025” NGA PROTIK CENTER PËR STUDENTËT E APASIONUAR PAS TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE DESIGNIT

Detajet

📌 JunctionX Tirana 2025, një nga hackathon-et më të mëdha ndërkombëtare, që do të mbahet nga 2 – 4 Maj 2025, në Innovation Hub, Piramida e Tiranës. Ky event është pjesë e rrjetit global Junction, duke sjellë në Shqipëri një platformë inovative për të tretin vit radhazi.

Çfarë është JunctionX Tirana❓
JunctionX Tirana është një hackathon ndërkombëtar që synon:
✅ Ekspozimin e gjeneratës së re në një event të teknologjisë me standarde globale.
✅ Nxitjen e inovacionit, krijimtarisë dhe zgjidhjeve të qëndrueshme për sfida reale.
✅ Lidhjen e talentit të ri me ekosistemin e teknologjisë, përfshirë mentorët dhe kompanitë partnere.
✅ Përfaqësimin e Shqipërisë në rrjetin ndërkombëtar të hackathon-eve.

Kush mund të marrë pjesë?
👩‍💻 Developers
🎨 Designers
📊 Project Managers
📢 Të apasionuar pas teknologjisë

📌 Pse duhet të inkurajoni studentët tuaj të marrin pjesë?

🔹 Mundësi për të fituar çmime deri në 3000 euro për idetë më të mira.
Rekrutime nga kompanitë partnere për talente premtuese.
Golden Ticket për në Finlandë për fituesit, ku do të përfaqësojnë Shqipërinë në Junction Global Hackathon.
Eksperiencë unike në një event ndërkombëtar me pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.