Java e Orientimit në Kolegjin Universitar të Biznesit (KUB)
Një javë plot energji, ide dhe inovacion!
Studentët dhe stafi akademik i KUB u njohën me projektet kërkimore dhe zhvillimet më të fundit të Kolegjit Universitar të Biznesit ndërsa u mbajt edhe një takim informues përmbyllës mbi projektin EkoALport.
Projekt ky i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) — një iniciativë që sjell hidrogjenin dhe teknologjitë e gjelbra në portet dhe aeroportet e Shqipërisë.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim duke shprehur interesin dhe angazhimin në të tjera bashkëbisedime të frytshme