Praktikë Profesionale për studentët e studimeve profesionale në Hoteleri Turizëm

Detajet

📌 Studentët e programit profesional Hoteleri – Turizëm pranë KUB, në kuadrin e orëve të praktikës, vizituam nga afër ambjentet e 🏨Doanesia Premium Hotel & Spa, Tirana.

✔️ Nën shoqërinë e Mateos, Menaxherit të përgjithshëm njëkohësisht dhe student i KUB, u njohëm me kapacitetin, stafin, arritjet por dhe sfidat e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme në fushën e turizmit hotelerisë.

✅ Me një kapacitet prej 66 dhomash gjithësej të madhësive të ndryshme, 2 restorante, disa lloje sallash me kapacitet nga 40 – 300 persona, që mund të përdoreshin në raste organizimesh e eventesh nga më të ndryshmet, Dioclea, Dyrrahu, Dardania, si dhe facilitetet e tjera si pishina, veranda, palestër, jacuzzi, sauna, hamam, romantic bath, salt room, measazh etj, Doanesia Premium Hotel &Spa, 4 yje e vendosur në një pozicion strategjik në hyrje të Tiranës, mirëpriste çdo ditë turistë të kombësive nga më të ndryshmet.

😍 Kultura e kësaj sipërmarrjeje ishte e mbështetur në 3 shtylla kryesore: Mikëpritja, Pastërtia dhe Shërbimi.
Dhe në fund për klientët që dëshironin një çmim më ekonomik, por dhe privatësi, një Guest House me 14 dhoma gjithësej, me të gjitha lehtësirat dhe facilitetet.

🧑‍🎓Studentët kuptuan përkushtimin, dëshirën por dhe profesionalizmin e stafit që punonte e na mirëpriti në Doanesia Premium Hotel & Spa.

▶️Turizmi është kthyer tashme në një sektor prioritar për zhvillimin e vendit tonë 🇦🇱dhe programet profesionale janë ato që të krijojnë mundësinë për t’u bërë profesionistë dhe për të ndërtuar të ardhmen❕

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.