🔹 Studentët e programit Teknik i Lartë Elektrik në Kolegji Universitar i Biznesit zhvilluan praktikën profesionale në terren nën mbikëqyrjen e profesorëve të fushës, duke realizuar matje, testime dhe verifikime teknike në sisteme të ndryshme elektrike.
▶️ Gjatë kësaj praktike, studentët patën mundësinë të aplikojnë njohuritë teorike të fituara gjatë leksiineve në situata reale pune, duke u njohur nga afër me standardet profesionale, sigurinë teknike dhe funksionimin praktik të instalimeve elektrike. ⚡👷♂️📏
▫️ Përmes kësaj eksperience, studentët zhvillojnë aftësi të rëndësishme profesionale si puna në grup, analizimi i problemeve teknike, përdorimi i instrumenteve matëse dhe interpretimi i rezultateve në kushte reale.
📌 Praktika profesionale përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjen e tyre për tregun e punës, duke i bërë më të gatshëm për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës.