Ditën e enjte,
datë 4 shkurt, një grup përfaqësues studentor i Akademisë Profesionale të Biznesit morën pjesë si të ftuar në emisionin “Përballje” në televizionin kombëtar TV SCAN. Tema e diskutimit të emisionit ishte përqendruar mbi “Problematikën komplekse të energjetikës dhe industrisë në Shqipëri”, ku i ftuar kryesor ishte Ministri i Energjetikës dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri dhe disa specialistë të fushës. Studentët e APB u bënë pjesë aktive e këtij debati të rëndësishëm duke interpeluar gjatë gjithë emisionit përmes pyetjesh dhe diskutimesh të rëndësishme me të ftuarit e panelit.
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.