Nën moton, “Për sportin si një vlerë e shtuar’” Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar, organizoi për të dytin vit edicionin e 2 të Ligës Universitare Futsal 2016. Përfaqësuesja e Akademisë Profesionale të Biznesit për të dytin vit radhazi arriti në gjysmëfinalen e Ligës II-të Universitare të Futbollit të Sallës 2016. Në këtë aktivitet sportiv që u organizua nga Shoqata Sportive “Minifutbolli Shqiptar” si dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, morën pjesë shumë skuadra përfaqësuese nga univeristete publike dhe jopublike për të vënë në pah jo vetëm vlerat akademike por edhe ato sportive në kampuset universitare në Shqipëri. Përfaqësuesja e Akademisë Profesionale të Biznesit startoi me sukses ndeshjet në grupin A duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Në ndeshjen çerekfinale të Ligës Universitare 2016, skuadra përfaqësuese e APB u përball me skuadrën përfaqësuese të Universitetit të New Yorkut duke e fituar me rezultatin 5-2. Në këtë ndeshje skuadra jonë u përfaqësua me një lojë të bukur duke siguruar gjysmëfinalen e Ligës Universitare të Futsallës 2016. Në ndeshjen gjysmëfinale skuadra përfaqësuese e Akademisë së Biznesit u përball me Universitetin e Tiranës. Në një ndeshje e cila u luajt si një finale e vërtetë, skuadra jonë dhe pse u mund me rezultatin (7-4) u përfaqësua me një lojë dinjitoze ku mbizotëroi shpirti i gares dhe fairplay sportiv.
Të gjithë djemtë e APB me radhë nga Dervishi (c), Kola, Memaj, Likcani, Ferra, Taga, Kërçuku, Krasniqi, Mata, Hoxhaj, Shehu, Karruka, Çela, Myftaraj nën drejtimin e Komisarit Teknik Z. Enis Fita, mbështetjen e Administratorit të APB-së Z. Ardi Bezo si dhe punën e menaxherit të eventeve Z. Ledio Shyti, me fitoret e merituara dhe lojën e bukur, treguan se ishin të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe duke na bërë të ndihemi krenar për këtë fanellë që bart vlera sportive e qytetare!
Ne sot hodhëm një hap, por e hodhëm të sigurt pasi nesër ndoshta së bashku mund të fluturojmë!!
Suksese të mëtejshme djemve të APB!