✅Kolegji Universitar i Biznesit, mbajti sot Konferencën e VIII-të Ndërkombëtare Shkencore me temë:
“Integrimi i Sistemit të Arsimit të Lartë, Siguri dhe Progres drejt BE-së”!🇪🇺
👨💻👩💻Pjesëmarrës me punimet e tyre shkencore në këtë konferencë ishin bashkëpunëtorët dhe partnerët që Kolegji Universitar i Biznesit ka kijuar në më shumë se një dekadë që prej themelimit të tij.
📚Përveç partnerëve europianë si:
Ljubljana School of Business- VSPV, Slloveni, 🇸🇮
University of Technology and Economics, Poloni 🇵🇱,
Zagreb School of Business, Kroaci 🇭🇷,
University of Travnik, Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina 🇧🇦,
Universiteti i Prishtinës, Kosovë 🇽🇰,
përmes prezencës online në konferencë, pranë ambienteve të 📍Kolegjit Universitar të Biznesit ishin përfaqësuesit e stafit të Utenos Kolegija, Lituani 🇱🇹
të cilët me punimet e tyre shkencore u pritën me kuriozitet nga pjesëmarrësit.
🙏Vlerësime dhe mirënjohje për cilindo pjesëmarrës në këtë Konferencë të VIII-të të KUB.