EN/AL

Open Day “Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar”

Detajet

Në kuadër të axhendës së  aktiviteteve të organizuara nga Qeveria Studentore dhe me mbështetjen e APB, sot u organizua OPEN DAY me fokus “Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar”.

12373237_1699925276918600_7212833994385417973_nAkademia falënderon studentët për pjesëmarrjen e në këtë bisedë-leksion të hapur, që tashmë është bërë një traditë e mirë e mjedisit tonë universitar. Kjo tematikë merr një rëndësi të dorës së parë në akademinë tonë e cila ka në misionin e saj strategjik jo vetëm krijimin e një oferte akademike konkurruese, në përgatitjen e profesionistëve më të mirë të fushës së ekonomisë dhe drejtësisë, por po aq dinjitoze në edukimin e brezave të studentëve tanë me vlerat më të mira njerëzore në shërbim të proceseve të integrimit social ekonomik dhe politik shoqërisë shqiptare në familjen evropiane.

Ky Forum debatues, që ka pasur dhe do të vijojë të ketë aktorët më në zë të shoqërisë civile, shoqatave dhe 12366441_1699925113585283_8473819177374098217_nkategorive profesionale, ekzekutivit si dhe operatorëve më të suksesshëm të sipërmarrjes në vend, do të shërbejë si një gjenerator idesh për zhvillimin e arsimit profesional me synimin ambicioz që APB të bëhet një model i arsimit të lartë që kombinon standardet më të larta akademike me aplikimet e botës reale.

Dje, sot dhe ngaherë për APB ç’do student është një investim për të ardhmen e një shoqërie më të mirë! Ndaj dhe sot kishim nderin të prezantonim disa të rinj të suksesshëm që në kuadër të nismës “50 TË RINJTË E VITIT 2015 NË SHQIPËRI” u vlerësuan për kontributin e jashtëzakonshëm që ata dhanë për shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku 12376114_1699925026918625_6186985450475922539_nata studiojnë apo vendin e punës ku punojnë. Në konkursin “50 të Rinjtë e Vitit 2015” studenti ynë më i mirë dhe njëkohësisht kryetari i Qeverisë Studentore i APB-së, Ledio Shyti, u vlerësua dhe u rendit në vendin e 2-të për nismat dhe arritjet e tij në mbështetje të shoqërisë civile dhe komuniteteve në nevojë si dhe një angazhimi aktiv në aktivitete studentore, nisma civile dhe organizata e forume rinore. Por këto arritje nuk mbarojnë me kaq, pasi pjesë e këtij vlerësimi ishte gjithashtu dhe studentja jonë e dalluar, Flogerta Krypi, e cila u vlerësua dhe u rendit në vendin e 10-të ndër 50 të rinjtë e vitit 2015. Gjithashtu, Flogerta autore e disa romaneve, vlerësuar nga kritika si një talent potencial i letërsisë shqipe, aktiviste e palodhur e shoqërisë civile, njëkohësisht fituese e një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë në institucion ndihemi vërtetë krenar që edukojmë e rrisim, jo vetëm me dijet më të përditësuara akademike por dhe me vlerat më të spikatura qytetare, studentë qe sot janë shembulli më i mirë për të rinjtë dhe shoqërinë e sotme shqiptare.

Së fundmi një thënie e mençur thotë se “Një i ri pa përkushtim, është si një trup pa jetë”, ndaj dhe sot kishim kënaqësinë të ftonim një njëri që falë entuziastit, vullnetit dhe kurajës aplikohet me përkushtim të pashoq si menaxher në administrimin e këtij qyteti, pedagog, aktivist i shoqërisë civile dhe rinisë, Njeriun e Vitit 2015, Z. Erindi Bejko.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.