Open Day në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit

Detajet

📚Sot, në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit, u zhvillua Open Day me pjesëmarrjen e maturantëve, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me jetën universitare, ambientet moderne dhe programet e studimit që ofron universiteti.

Gjatë vizitës, maturantët panë laboratorët, sallat mësimore dhe hapësirat universitare, ndërsa u njohën edhe me stafin akademik, të cilët ndanë informacione dhe eksperienca mbi studimet dhe jetën studentore në KUB. 🎓

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte prezantimi i 3 fakulteteve të Kolegjit Universitar të Biznesit dhe shumëllojshmërisë së programeve të studimit që KUB ofrojnë. Maturantët u informuan mbi mundësitë profesionale, bursat dhe praktikat që universiteti vë në dispozicion për studentët e ardhshëm.

Gjatë bashkëbisedimeve u theksua se në KUB çdo maturant mund të gjejë veten dhe drejtimin e duhur për të ardhmen e tij, pavarësisht mesatares apo profilit që ka ndjekur, falë gamës së gjerë të programeve dhe mbështetjes që universiteti ofron për zhvillimin akademik dhe profesional të secilit maturant. 📖

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.