Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë të jetë pjesë e “Open Day” të organizuar nga Gjimnazi “Sami Frashëri”, një ditë e veçantë kushtuar prezantimit të talenteve, projekteve dhe arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2025–2026.
Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Universitar të Biznesit Dr. Shpëtim Cami dhe pedagogu Msc. Armando Tanasica vrojtuan me shumë interes dhe vlerësim të gjitha projektet e realizuara nga gjimnazistët, si edhe punën e nxënësve që përfaqësuan shkollën në Festivalin e Shkencës. Kreativiteti, përkushtimi dhe niveli i lartë i prezantimeve dëshmuan potencialin dhe talentin e të rinjve në fusha të ndryshme shkencore dhe akademike.
Kolegji Universitar i Biznesit mbetet gjithmonë mbështetës i të rinjve dhe i iniciativave që nxisin dijen, inovacionin dhe zhvillimin profesional. Me këtë rast, shprehu mirënjohje dhe falënderim për gjithë punën dhe angazhimin e nxënësve, të cilët me përkushtimin e tyre sollën projekte frymëzuese dhe mjaft cilësore.
Në këtë takim përfaqësuesit e KUB u shoqëruan nga drejtoresha e shkollës dhe mësuesja e fizikës, të cilat kontribuan në mbarëvajtjen dhe suksesin e këtij aktiviteti. 👏