Në ambjentet e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua “Ceremonia e dhënies së Certifikatave” për grupin e parë që përfundoi me sukses trajnimin profesional për “Nëpunësit e Mbrojtes së të Dhënave Personale”.
Ky trajnim u ofron pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike mbi legjislacionin, rregullat dhe standardet e mbrojtjes së të dhënave, një fushë gjithmonë e më e rëndësishme në kohët moderne.
Ndërkohë vijojnë regjistrimet për grupin e radhës!
Ftojmë të gjithë kandidatët, punonjësit e institucioneve publike dhe private, si dhe profesionistët e fushës që të regjistrohen për të ndjekur këtë trajnim profesional dhe të përfitojnë një certifikim të vlefshëm.
Ju mirëpresim në ambjentet tona.
Kontakt: |
+355 68 60 60 008
+355 67 40 40 477