NJOHJA E STUDENTEVE TË PROGRAMEVE “ASISTENT I LARTE” DHE “HOTELERI TURIZËM” ME KODIN E ETIKES, REZERVIMIN E PAKETAVE TURISTIKE DHE PUNESIMIN E TYRE

Detajet

📌 Në kuadër të zhvillimit të lëndës “Etika në Biznes”, studentët e programeve të studimeve të larta profesionale “Asistent i Lartë” dhe “Hoteleri-Turizëm” në Kolegjin Universitar të Biznesit patën mundësinë të marrin pjesë në një aktivitet të veçantë me fokus praktik dhe profesional.

🔹 E ftuara e radhës ishte themeluesja e agjencisë turistike “Meridian Travel”, Znj. Migena Kamberi, e cila ndau me studentët përvojën e saj në industrinë e turizmit dhe prezantoi në mënyrë të detajuar Kodin e Etikës së agjencisë, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, transparencës dhe korrektësisë në marrëdhëniet me klientët. Gjatë këtij takimi, studentët u njohën gjithashtu me aspektet praktike të punës në një agjenci turistike, duke përfshirë procedurat konkrete për realizimin e rezervimeve të biletave të avionit dhe organizimin e paketave turistike.

✔️ Një element inovativ dhe me vlerë të shtuar i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i intervistave reale pune, ku dy studente patën mundësinë të përballen drejtpërdrejt me procesin e përzgjedhjes për vende vakante të shpallura nga agjencia. Ky moment shërbeu si një eksperiencë e drejtpërdrejtë për studentët, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe duke i afruar më shumë me realitetin profesional.

🔹Si rezultat konkret i këtij bashkëpunimi, dy studente u përzgjodhën dhe u punësuan 👩‍💻👩‍💻pranë agjencisë “Meridian Travel”, duke e kthyer këtë aktivitet në një histori suksesi dhe një shembull të qartë të lidhjes efektive midis arsimit dhe tregut të punës.

Ky aktivitet dëshmon edhe njëherë angazhimin e KUB për të ofruar një arsimim cilësor, të orientuar drejt praktikës dhe zhvillimit të aftësive konkrete që i shërbejnë integrimit të studentëve në tregun e punës.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.