Një ditë në Parlamentin Evropian, me Eurodeputeten e Parlamentit Evropian Znj. Arba Kokalari

Detajet

Një ditë në Parlamentin Europian… në Kolegjin Universitar të Biznesit!

Sot, sollëm Europën mes nesh — ide, vizione dhe frymëzim për të rinjtë që besojnë në të ardhmen. Në këtë event të veçantë patëm kënaqësinë të mirëpresim eurodeputeten Arba Kokalari, e cila ndau me studentët tanë përvojat e saj nga Parlamenti Europian, duke folur për mundësitë që Bashkimi Europian u ofron të rinjve, rëndësinë e përfshirjes aktive dhe fuqinë që ka çdo zë në ndërtimin e një Europe më të drejtë dhe më të bashkuar.

Atmosfera në sallë ishte plot energji, pyetje, ide dhe frymëzim — një dëshmi se brezi i ri është gati të mendojë dhe të veprojë me vizion.

Faleminderit znj. Arba Kokalari për praninë, fjalët frymëzuese dhe mesazhin e fortë që sollët për studentët tanë.
Së bashku, sjellim Europën mes nesh!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.