NDËRKOMBËTARIZIMI NË KUB, NJË PLATFORMË PËR STUDENTËT E HUAJ QË ZGJEDHIN SHQIPËRINË SI DESTINACION STUDIMI

Detajet

Një takim/prezantim mbi Ndërkombëtarizimin në KUB, platformën që mbështet studentët e huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacion studimi. Prezantimi u përqendrua tek sfidat aktuale të rekrutimit ndërkombëtar, mënyrat për të rritur tërheqjen e studentëve dhe strategjitë për të përmirësuar përvojën burokratike të rekrutimit. U prezantuan gjithashtu projeksionet për vitin e ardhshëm akademik dhe puna paraprake, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe prioritetet e KUB për studentët e huaj. Takimi nxiti ide të reja për avanimin e ndërkombëtarizimit dhe përforcimin e pranisë së KUB në komunitetin global të arsimit.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.