📍 Kolegji Universitar i Biznesit në vizitë akademike në Ataturk University, Erzurum – Turqi, 🇹🇷në kuadër të programit Erasmus+
🔹 Në kuadër të programit Erasmus+, pedagogët e Kolegjit Universitar të Biznesit, Dr. Shpëtim Çami dhe Msc. Petrit Demiraj, zhvilluan një vizitë disaditore në Ataturk University, Erzurum, Turqi, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
▫️ Vizita nisi me një pritje zyrtare nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zyra Erasmus+, të cilat kishin përgatitur një axhendë të detajuar takimesh me drejtues dhe staf akademik të universitetit.
✔️ Fokusi kryesor i vizitës ishte njohja me organizimin dhe funksionimin e studimeve të larta profesionale 2-vjeçare. Gjatë vizitës, pedagogët e KUB u njohën nga afër me programet e studimit, laboratorët, mjediset akademike dhe praktikat më të mira në përgatitjen profesionale të studentëve.
📌 Një nga momentet më të rëndësishme ishte vizita në DAYTAM – Qendrën Kërkimore të Aplikimeve të Teknologjisë së Lartë, një prej qendrave më të rëndësishme kërkimore në Turqinë Lindore.
Gjatë takimeve, Msc. Petrit Demiraj dhe Dr. Shpëtim Çami prezantuan organizimin, programet e studimit dhe zhvillimet akademike të Kolegjit Universitar të Biznesit. Pala turke shprehu interes për të vizituar KUB, si dhe për të zhvilluar projekte dhe publikime të përbashkëta shkencore, duke hedhur bazat për një bashkëpunim afatgjatë mes dy institucioneve.
Kjo vizitë përforcon angazhimin e Kolegjit Universitar të Biznesit për ndërkombëtarizimin, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zgjerimin e partneriteteve akademike në kuadër të programit Erasmus+.
🙏Falënderojmë Zyrën Erasmus+ dhe drejtuesit e Kolegjit Universitar të Biznesit për mbështetjen e kësaj mobiliteti, si dhe Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Zyrën Erasmus+, Fakultetin e Studimeve Profesionale të Shkencave Teknike dhe Fakultetin e Studimeve Profesionale të Shkencave Sociale të Ataturk University për mikpritjen, profesionalizmin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.