🔹 Në kuadër të programit Erasmus+, Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, Prof. Dr. Vjollca Bakiu, dhe Dr. Matilda Gjoni, Zv-Dekane dhe Përgjegjëse Departamentit në Fakultetin e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, morën pjesë në “International Academic Week”, organizuar në Ljubljana, Slloveni. 🇸🇮
▶️Gjatë kësaj jave akademike ndërkombëtare, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin konferenca, workshope, vizita studimore dhe aktivitete ndërkulturore të fokusuara në inteligjencën artificiale, transformimin digjital, inovacionin, arsimin e lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
✔️ Programi ofroi diskutime dhe prezantime mbi temat më aktuale të teknologjisë dhe edukimit modern, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, ndikimin e teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sigurinë digjitale, etikën në përdorimin e AI, si dhe rëndësinë e kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kohë sfidash globale. Gjithashtu, pjesëmarrësit vizituan qendra inovacioni dhe kreativiteti në Ljubljana, ku u njohën nga afër me praktikat moderne të sipërmarrjes dhe zhvillimit teknologjik.
📌 Kjo eksperiencë Erasmus+ përfaqësoi një mundësi shumë të vlefshme për shkëmbim eksperiencash akademike dhe profesionale, krijimin e kontakteve të reja ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimeve me universitete dhe institucione partnere nga vende të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi në zhvillimin profesional dhe akademik, si dhe në promovimin dinjitoz të universitetit tonë në një mjedis ndërkombëtar.