✍️NJË ARRITJE E JASHTËZAKONSHME❕❕
✅ Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Memorandumi midis WEBSTER UNIVERSITY dhe KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT për “Dual Diploma” 🎓pas një periudhe pune intense të shkëmbimit të “know how”, të studimit dhe njohjes të kurrikulave tona në programin e studimit rezultoi me shumë sukses.
😊Ky memorandum u nënshkrua nga të dy përfaqësuesit e institucioneve respektive dhe ishte një arritje e madhe që më në fund u finalizua. Duhet theksuar se kjo marreveshje në fakt është më shumë se kaq, pasi i jep mundësinë çdo studenti të KUB që përfundon një cikël studimi bachelor 3-vite në KUB, t’i njihen gati të gjitha provimet e dhëna dhe pjesën tjetër, diferenca e mbetur për të plotësuar lëndet dhe kreditet e sistemit 4-vjeçar të Diplomës Amerikane🇺🇸, ta përmbush në filialin e Webster University me seli në Athinë🇬🇷.
▶️Padyshim që kjo marrëveshje është mundësi unike dhe e vetme, shume e cmuar për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, që kërkojnë një studim cilësor dhe një diplomë ndërkombëtare. Këtë mund ta arrijnë përmes studimeve në Kolegjin Universitar të Biznesit që i jep mundësi çdo studneti të KUB & Webster University një mundësi puësimi me këto Diploma si në Shqipëri dhe në të gjithë botën!