📢🤝 Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional!
📌 Sot, në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit me Shkollën Profesionale Teknike Korçë. Ky partneritet do të na mundësojë të forcojmë dhe zgjerojmë mundësitë për projekte të reja, aktivitete studentore, pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe organizimin e eventeve që mbështesin zhvillimin akademik dhe profesional.
😍Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët për të krijuar më shumë mundësi për studentët dhe për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi në fushën e arsimit!
KUB #Bashkëpunim #Arsim #Edukimi #Partneritet #ZhvillimProfesional