Mbrojtjet e praktikave në Studimet e Larta Profesionale në KUB

Detajet

Studentët e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale (2-vjeçare) mbrojtën me sukses praktikat e tyre profesionale në programet Teknik i Lartë Mekanik, Teknik i Lartë Elektrik, Teknik i Lartë dhe Asistent i Lartë.

Mbrojtja e praktikave profesionale përfaqëson një etapë të rëndësishme në përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale, duke dëshmuar aftësitë e fituara gjatë formimit dhe përvojës praktike në bashkëpunim me institucionet dhe bizneset partnere.

Ky sukses është një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun e punës, duke i përgatitur studentët si specialistë të aftë, të kualifikuar dhe të gatshëm për sfidat e profesionit.

👏 Urime të gjithë studentëve për përkushtimin, punën dhe rezultatet e arritura! Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.