🔹Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, si edhe të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, finalizuan me sukses studimet e ciklit Bachelor përmes mbrojtjes së diplomës me mikrotezë dhe punim shkencor.
▶️ Përmes punimeve të tyre, ata dëshmuan njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e fituara gjatë viteve të studimit, duke trajtuar tema me rëndësi akademike dhe praktike, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të tyre profesional.
Urime të gjithë studentëve për këtë arritje të rëndësishme❕Ju urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj të mëtejshëm!❕