Studentët e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale (2-vjeçare) mbrojtën me sukses praktikat e tyre profesionale në programet Teknik i Lartë Mekanik, Teknik i Lartë Elektrik dhe Teknik i Lartë.
Mbrojtja e praktikave profesionale përfaqëson një etapë të rëndësishme në përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale, duke dëshmuar aftësitë e fituara gjatë formimit dhe përvojës praktike në bashkëpunim me institucionet dhe bizneset partnere.
Ky sukses është një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun e punës, duke i përgatitur studentët si specialistë të aftë, të kualifikuar dhe të gatshëm për sfidat e profesionit.
👏 Urime të gjithë studentëve për përkushtimin, punën dhe rezultatet e arritura! Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional.