Studentët e ciklit të studimeve Bachelor mbrojtën me sukses praktikat e tyre profesionale në programet e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale si dhe të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike.
Ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke dëshmuar njohuritë, aftësitë dhe përvojën e fituar gjatë praktikës në institucionet dhe bizneset partnere.
👏 Urime të gjithë studentëve për përkushtimin, punën dhe suksesin e arritur! Ju urojmë shumë suksese në hapat e mëtejshëm drejt karrierës profesionale.