Pranë ambienteve të Kolegjit Universitar të Biznesit, u zhvillua mbledhja e radhës e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Ligës së Universiteteve “Gjon Durraku”.
Takimi u hap nga Prof. Dr. Ethem Ruka, Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës dhe Rektor i Universitetit “Luarasi”. Gjatë mbledhjes u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe misionin e universiteteve në kuadër të sfidave aktuale dhe reformave në arsimin e lartë🧑🎓👩🎓
Temat kryesore të diskutuara përfshinë:
- Raportimin mbi veprimtarinë e Ligës për vitin akademik 2024–2025;
- Efektet e ndryshimeve të fundit në VKM-të për arsimin e lartë, veçanërisht në tërheqjen e studentëve të huaj;
- Hapa konkrete për ngritjen dhe fillimin e punës së Komisioneve të përbashkëta të Ligës;
- Diskutim mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL);
- Shqyrtimi i disa propozimeve organizative dhe bashkëpunimeve të reja, përfshirë dhe atë me Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH).
Ky takim konfirmoi edhe një herë vullnetin dhe angazhimin e universiteteve anëtare për të punuar së bashku në përmirësimin e cilësisë akademike, ndërkombëtarizimin dhe përfaqësimin dinjitoz të arsimit të lartë shqiptar.
Asambleja u mirëprit nga Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Dr. Ylber Bezo, i cili krijoi të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e këtij takimi.