📍Pranë ambienteve të Kolegjit Universitar të Biznesit është mbajtur sot leksioni i hapur nga Prof. Asoc. Maringlen Kasmi me temën: “Paradokse të historisë-nga liberator në agresor.
🗣Prof. Kasmi gjatë prezantimit të tij foli për luftën antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për forcat pjesëmarrëse dhe marredheniet midis tyre si dhe qëndrimin ndaj pushtuesve Nazi-Fashistë.
Ai theksoi se ishte fat që Shqiperia u rreshtua në koalicionin anti-fashist bashkë me Shtetet e Bashkuara 🇺🇸, Anglinë 🏴dhe Bashkimin Sovjetik, vuri në dukje se historia pëseritet dhe agresioni rus ndaj Ukrainës🇺🇦 e dëshmon këte.
Ish-BRSS ishte nga vendet që mbajti peshën kryesore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për këtë arsye u quajt liberator por sot në shekullin e XXI-të me ate që po bën në Ukrainë është kthyer në agresor që po shkel rëndë të drejtat dhe liritë e një populli të pavarur duke cënuar rëndë rendin botëror.
😍Ju mirëpresim pranë KUB në të tjers leksione të hapura!