✅ Është mbajtur pranë ambienteve të KUB, leksioni i hapur me temë: “Media dhe raporti i saj me qytetarët”, nga moderatori dhe prezantuesi i mirënjohur, Z.Sebastian Zonja.
🗣 Theksin Z. Zonja e vendosi mbi autocensurën dhe lajmin e rremë që sipas tij është prezente edh në mediat shqiptare.
✔️ Pikat e tjera të trajtuara me studentët dhe stafin akademik të KUB
ishin:
▫️financimi i medias,
▫️ndikimi i modelit italian ku si shembull ai solli atë të Berluskonit në median shqiptare,
▫️fenomenin e korporativizimit të medias dhe se
sa rol edukativ ka media apo përqind është biznes.
☺️ Bashkëbisedimi mes studentëve, stafit akademik dhe Z.Zonja ishte frytdhënës dhe i dha interaktivitet takimit.
📺 Sipas tij: “Spektakli dhe skupet po fshehin realitetin, ndaj pak më shumë seriozitet dhe ca humor e përmirëson situatën ku ndodhemi”