Mbahet leksioni i hapur me temë “Të rinjtë si motorr i zhvillimit të kombit” nga Arbër Çepani

Detajet

🗣 Në kuadër të Ditës së Rinisë, u zhvillua një bisedë frymëzuese me një sipërmarrës të suksesshëm Arbër Çepani i cili ndau eksperiencat dhe njohuritë e tij me studentët dhe stafin akademik të Kolegjit Universitar i Biznesit duke folur për botën e biznesit, mundësitë e së ardhmes dhe rëndësinë e besimit në vete.

▶️ Takimi ofroi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar mbi iniciativat që çdo i ri mund të marrë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme.

📌 Në këtë bisedë, u theksua rëndësia e guximit, pasionit dhe vendosmërisë në çdo hap që ndërmarrim në karrierën tonë.

🧑‍🎓Studentët kishin mundësinë të mësonin se si të përballojnë sfidat e një bote gjithnjë në ndryshim dhe si të krijojnë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional.

😍 Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për t’u frymëzuar dhe për të marrë ndihmë në krijimin e hapave të parë drejt suksesit.

#DitaERinisë #Sipërmarrja #TëRinjët #IniciativaPërTëArdhmen #BesimNëVeten

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.