MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS KOLEGJIT UNIVERSITAR TE BIZNESIT DHE AUTORITETIT TE MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)

Detajet

Kolegji Universitar i Biznesit dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, me synimin për të forcuar lidhjen midis akademisë dhe institucioneve rregullatore të medias në Shqipëri.

Ky partneritet synon të krijojë ura komunikimi dhe mundësi zhvillimi profesional për studentët, stafin akademik dhe komunitetin e KUB.

Marrëveshja parashikon realizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta, përfshirë:
Leksione të hapura, trajnime dhe sesione informuese të zhvilluara nga ekspertë të AMA-s;
Projekte kërkimore, analiza dhe nisma që synojnë promovimin e etikës, profesionalizmit dhe standardeve në median audiovizive;
Shkëmbim eksperiencash institucionale, me qëllim forcimin e kompetencave dhe njohurive në fushën e rregullimit mediatik.

Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet shprehin angazhimin për t’i ofruar të rinjve një mjedis më të pasur akademik dhe praktik, si dhe për të kontribuar në rritjen e cilësisë së medias në vend.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt formimit të profesionistëve të ardhshëm të medias dhe forcimit të rolit të tyre në shoqëri.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.