MARREVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT DHE AUTORITETIT KOMBETAR PER SIGURINE KIBERNETIKE (AKSK)

Detajet

Marrëveshje bashkëpunimi midis Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

Kolegjit Universitar i Biznesit dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi strategjik, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e sigurisë kibernetike, edukimit digjital dhe inovacionit teknologjik.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit të lartë me nevojat reale të tregut të punës dhe institucioneve shtetërore, duke krijuar një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes digjitale.

Kolegji Universitar i Biznesit vazhdon të zgjerojë rrjetin e tij të partnerëve institucionalë dhe strategjikë, në funksion të përgatitjes së specialistëve të kualifikuar dhe konkurrues në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.