📌Në kuadër të përgatitjeve për shpalljen e vitit 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣ si “Viti Shqiptar i Pyjeve ”🌲Agjencia Kombëtare e Pyjeve e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Artur Kala, lidhi marrveshje bashkëpunimi me Kolegji Universitar i Biznesit përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Prof. Dr Ylber BEZO – Rektor Kolegji Universitar i Biznesit.
Bashkëpunimi do të përfshijë:
1️⃣ Angazhime të përbashkëta në kuadër shpalljes së vitit 2024 si “Viti Shqiptar i Pyjeve” në aktivitetet promovuese ndërgjegjësuese që do të ndërmeren.
2️⃣ Ofrimin e kapaciteteve njerëzore për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si leksione të hapura, seminare, trajnime, simpoziume dhe konferenca shkencore.
3️⃣ Ofrimin nga ana e AKP Agjencia Kombëtare e Pyjeve, zhvillimin e vizitave studimore dhe praktivave të studentëve të Kolegjit Universitar të Biznesit.
4️⃣ Hartimin, konkurimin dhe zbatimin e projekteve me interes të përbashkët.
5️⃣ Pjesëmarrjen reciproke të palëve si partner bashkëpunimi në aktivitete publike.
6️⃣Promovimin reciprok të veprimtarive të përbashkëta dhe arritjeve në fushën e administrimit të pyjeve nga ana e AKP dhe arritjeve shkencore të KUB.
Në vijim Z. Artur Kala mbajti një leksion të hapur me stafin akademik dhe studentë të Kolegjit Universitar të Biznesit mbi rolin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe sfidat e sektorit pyjor në kuadër të ndryshimeve klimatike, zbatimin e axhendës së gjelbër, problematika të administrimit të pyjeve, etj.
Takimi u karakterizua nga diskutime dhe komente nga student dhe stafi akademik.
Në ditët në vazhdim AKP do të finalizojë marrëveshje bashkëpunuese me aktorë të tjerë të rëndësishëm për sektorin pyjor.
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.