Liga Universitare 2014-2015

Detajet

Përfaqësuesja e Akademisë së Biznesit në gjysmëfinalen e Ligës I-rë Universitare të Futbollit të Sallës 2015.
11096561_1580376432217330_2856313848222429295_nNë Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në muajin prill u zhvillua Liga e I-rë Universitare e Futbollit të Sallës organizuar nga Shoqata Sportive “Minifutbolli Shqiptar” si dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë kompeticion ku morën pjesë shumë skuadra përfaqësuese nga universitete publike dhe jopublike, “Selesao” e Akademisë Profesionale të Biznesit startoi në një mënyrë të jashtëzakonshme duke fituar të dyja ndeshjet eliminatore të grupit “A”, e duke shkuar drejt e në gjysmëfinalen e ligës.

Rezultatet e dy ndeshjeve eliminatore në grupin A:

  • APB vs. Universiteti Metropolitan 8-7
  • APB vs. Universiteti Mesdhetar 8-0

Në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës Universitare 2015, skuadra përfaqësuese e Akademisë së Biznesit u përball me skuadrën përfaqësuese të Universitetit të Tiranës.

11890919_1664386070472521_8250533149288878965_nNë një ndeshje e cila u luajt si një finale e vërtetë, skuadra jonë u përfaqësua me një lojë të bukur dhe dinjitoze ku mbizotëroi shpirti i garës dhe fairplay sportiv duke shkuar deri në gjysmëfinalen e ligës universitare.

Rezultati i ndeshjes gjysmëfinale:

  • Universiteti i Tiranës – Akademia e Biznesit 8-5

Të gjithë çunat e APB-së me radhë nga Shehu (c), Likcani, Myftaraj, Saraci, Memaj, Collaku, Hoxhaj, Brakollari, Pupuleku, Spahiu, Lleci, Hoxha, Maloku, nën drejtimin e drejtuesit sportiv Enis Fita, komisarit teknik Arbër Xhaja dhe mbështetjen e Administratorit të APB Ardi Bezo, me fitoret e merituara dhe lojën e bukur, treguan se ishin të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe duke na bërë të ndihemi krenar për këtë përfaqim dinjitoz vlerash sportive e qytetare!

Në përfundim të Ligës, drejtuesit e këtij kompeticioni vlerësuan duke kurorëzuar me torfeun për lojtarin më të mirë të Ligës kapitenin e Akademisë së Biznesit, studentin Klodian Shehu!

11149448_1610994572478338_4563805798743233549_nStrukturat drejtuese të Akademisë së Biznesit, me në krye Presidentin e saj, Z. Ylber BEZO, vlerësuan dhe nderuan të gjithë, trajnerin dhe lojtarët e Përfaqësues, me një CERTIFIKATE MIRENJOHJEJE për rezultatet dhe arritjen dinjitoze të gjysmëfinales së Ligës I Universitare të Futbollit të Sallës 2015.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.