🚘 Në kuadër të veprimtarive akademike të Fakultetit të Studimeve të Aplikuara dhe Profesionale, studentët e Departamentit të Studimeve të Larta Teknike në Kolegjin Universitar të Biznesit morën pjesë në një leksion të hapur me temë:
🔹 “Sistemet e Avancuara Ndihmëse të Drejtuesit të Mjetit”
Leksioni u zhvillua nga MSc. Arbër Cami, Arkitekt i Sistemeve dhe Softuerëve në Industrinë Automobilistike, i diplomuar në Elektronikë dhe Teknologji Informacioni në Universitetin Teknik të Mynihut, Gjermani.
Me një përvojë prej 8 vitesh në industrinë automobilistike, në kompani prestigjioze si BMW, AKKA, Bosch dhe Sono Motors, si dhe gjatë tre viteve të fundit në Departamentin e Kërkim-Zhvillimit të Mercedes-Benz në Stuttgart, MSc. Cami solli për studentët njohuri të drejtpërdrejta mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë dhe sistemet inteligjente të automjeteve.
🎓 Ky aktivitet ishte një mundësi e veçantë për studentët për të lidhur njohuritë teorike me praktikën profesionale, duke u njohur nga afër me teknologjitë që po transformojnë industrinë automobilistike dhe tregun e së ardhmes.
🤝 MSc. Arbër Cami do të jetë gjithashtu pjesë e stafit akademik të KUB, në rolin e asistent-lektorit në Fakultetin e Studimeve të Aplikuara dhe Profesionale, duke sjellë në auditor eksperiencën dhe ekspertizën e fituar në industrinë ndërkombëtare të automobilave.
🚗 KUB , Aty ku arsimi takohet me teknologjinë dhe eksperiencën profesionale❕
#KUB #KolegjiUniversitarIBiznesit #FSHAP #StudimeTeLartaTeknike #Automobilistikë ADAS Teknologji Inovacion Arsim Karrierë