LEKSIONI HAPUR NGA PËRFAOËSUESET E SEKTORIT TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS NẼ BASHKINẼ E TIRANËS

Detajet

📌 Në ambjentet e Kolegjit Universitar te Biznesit, u zhvillua leksioni i hapur me temë:
“Të rinjtë drejt tregut të punës: këshillimi i karrierës dhe programet e Bashkisë Tiranë si ura drejt mundësive”

🔹 Të ftuara ishin; Joniada Hito, Përgjegjëse e Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Bashkia Tiranë dhe Majlinda Hysenlliu, Përgjegjëse për nxitjen e punësimit tek shtresat vulnerabël, Bashkia Tiranë.

▫️ Gjatë këtij leksioni, studentët u njohën me rëndësinë e edukimit të karrierës si dhe mundësitë që Bashkia Tiranë ofron përmes Drejtorisë së Nxitjes së Punësimit dhe portalit online karriera.tirana.al rreth këshillimit të karrierës, dosjes profesionale dhe formimit profesional.

✔️ Gjithashtu u diskutua mbi instrumentat bashkëkohorë që ky sektor përdor për zbulimin e fushave të interesit të të rinjve, gjatë dilemave në lidhje me arritjet personale dhe profesionale.

▶️ Pjesë e leksionit dhe bashkëbisedimit ishin edhe programet e punësimit që Bashkia Tiranë ofron në ndihmë të shtresave vulnerabël.

🔹 Në përfundim të leksionit, u ra dakort që përmes bashkëpunimit të Zyrave përkatëse, të Studentit dhe Këshillimit të Karrierës pranë KUB dhe sektorit përgjegjës pranë Bashkisë Tiranë, ky leksion të pasohet edhe me vijimësinë e trajnimeve të mëtejshme në lidhje me këshillimin e karrierës të studentëve, gjë që do të conte në fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e profilit të tyre profesional dhe pozicionin me sukses në tregun e punës.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.