▶️ Në Kolegjin Universitar të Biznesit u zhvillua një leksion i hapur me temë “Roli i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në aftësimin profesional dhe punësimin për tregun e punës”.
▫️ Të pranishëm në këtë takim ishin studentë dhe staf akademik, të cilët patën mundësinë të dëgjonin dhe të diskutonin me dy përfaqësueset e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, Drejtoreshë e Shërbimeve të Tregut të Punës, dhe Suada Hawa, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve të Punësimit.
🔹 Gjatë leksionit u prezantuan programet dhe shërbimet që ofron AKPA për të rinjtë, mundësitë për aftësim profesional, ndërmjetësimin për punësim si dhe politikat që synojnë lehtësimin e hyrjes së të rinjve në tregun e punës. Studentët patën gjithashtu mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë që ofron tregu i punës sot.
🔘 Në kuadër të bashkëpunimit institucional, u diskutua edhe mbi krijimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Kjo marrëveshje synon të mundësojë zhvillimin e praktikave profesionale për studentët, duke i lidhur më drejtpërdrejt me tregun e punës dhe duke krijuar më shumë mundësi për eksperiencë praktike gjatë studimeve.
🔹Ky aktivitet shërbeu si një urë lidhëse mes institucionit akademik dhe institucioneve të tregut të punës, duke inkurajuar studentët të përgatiten më mirë për karrierën e tyre profesionale.