LEKSION I HAPUR NGA PROF. ASOC. DR. ERSIDA TELITI, DREJTORE EKZEKUTIVE QENDRES “KONSUMATORI SHQIPTAR” NË LËNDËN “E DREJTË BIZNESI”

Detajet

Në ambjentet e Kolegjit Universitar të Biznesit patëm kënaqësinë të mirëprisnim Prof. Asoc. Dr. Ersida Teliti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar” dhe lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

👩‍⚖️ Tema e trajtuar u fokusua në marrëdhëniet juridike konsumatore, marrëdhëniet kontraktore dhe sigurinë ushqimore; çështje kyçe në kontekstin e integrimit europian dhe forcimit të mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri.

🎓 Në këtë leksion morën pjesë studentë nga programet “Administrim Biznesi” dhe “Financë-Kontabilitet”, të cilët u përfshinë aktivisht në diskutime.

💬 Leksioni u zhvillua në një frymë interaktive, ku studentët drejtuan pyetje praktike dhe ndanë mendime mbi të drejtat e konsumatorit, rëndësinë e informimit në treg dhe mekanizmat ligjorë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

🤝 Një aktivitet që solli një ndërthurje të vlefshme mes teorisë dhe praktikës, duke i afruar studentët me realitetin e së drejtës së biznesit.

KUB #EDrejtaBiznesit #LeksionIHapur #StudentLife #Edukimi #Konsumatori

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.