Leksion i hapur nga ish-studenti i KUB MsC.Isa Llanaj

Detajet

Isa Llanaj, ish-student i Kolegji Universitar të Biznesit dhe aktualisht Audit Consultant pranë kompanisë ndërkombëtare Deloitte Audit Albania, u rikthye në KUB për të ndarë me stafin dhe studentët një leksion të hapur frymëzues me temën:
“Veprimtaria dhe jeta studentore në KUB dhe përballja me profesionin pas diplomimit.”

Gjatë diskutimit, Isa ndau me studentët:

  • rëndësinë e angazhimit aktiv në jetën studentore dhe në projektet që KUB ofron;
  • eksperiencën e tij si kryetar i Këshillit Studentor dhe se si kjo e ndihmoi në ndërtimin e aftësive drejtuese dhe bashkëpunuese;
  • mënyrën se si rrjeti i krijuar gjatë studimeve u bë një pikënisje për karrierën profesionale;
  • sfidat dhe mundësitë që vijnë pas diplomimit;
  • këshilla për përgatitjen dhe përballjen me tregun e punës në fushën e auditimit dhe financës.

Faleminderit për rikthimin e tij në KUB dhe për ndarjen e një përvoje që frymëzon çdo student të ndjekë rrugën e suksesit me përkushtim e profesionalizëm!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.