EN/AL

Leksion i hapur me Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Detajet

Në datë 11.4.2018, në ambientet e KUB u zhvillua një leksion i hapur me Avokaten e Popullit znj. Erinda Ballanca.
Në këtë leksion morën pjesë studentë dhe pedagogë të Kolegjit Universitar të Biznesit.
Znj. Erinda Ballanca foli për Avokatin e Popullit si një organ kushtetues i parashikuar për herë të parë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vitit 1998. Sipas saj në krijimin e këtij organi është marrë parasysh modeli i vendeve skandinave.
Në këtë leksion u trajtua gjerësisht roli i institucionit të Avokatit të Popullit në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit të cilat mund të cënohen nga organet e administratës publike. Gjithashtu u fol edhe për të drejtën e Avokatit të Popullit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën përkatëse të kësaj gjykate.
Leksioni u ndoq me shumë interes nga studentët, të cilët i drejtuan pyetje të shumta znj. Ballanca për çështje që paraqisnin interes për ta.
Kolegji Universitar i Biznesit falenderon Avokaten e Popullit, znj. Erinda Ballanca për vizitën dhe leksionin e hapur të mbajtur në institucionin tonë.

30629751_2113364765574647_5975856906827202560_n30629829_2113363635574760_7153915300239376384_n30688175_2113363002241490_3517506966211526656_n30689076_2113363428908114_1663108772639277056_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.