✅ “Procesi i Integrimit dhe sfidat e tij” ishte tema e leksionit të hapur që u mbajt ditën e sotme pranë ambienteve të KUB nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht Kryetare e Komisionit Europian për Integrim dhe Anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Znj. Jorida Tabaku.
📍 Znj. Tabaku analizoi se sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE 🇪🇺janë të ndryshme dhe në këtë stad të ri të arritur duhet përfshirje e të gjithë aktorëve.
Kontriubues dhe përfitues në këtë proces sipas Znj. Tabaku jemi të gjithë ne.
🗣Takimi u shoqërua me bashkëbisedim mes Znj. Tabaku dhe studentëve dhe stafit akademik të KUB. Jorida Tabaku