🔹 Në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike u zhvillua leksion i hapur me studentë dhe staf akademik të KUB me temë: “Përballë sfidës së vetasgjësimit”, mbajtur nga pedagogu i Fizikës, Msc. Petrit Demiraj.
🌍 Diskutimi u përqendrua te një nga sfidat më të mëdha globale: ngrohja e Tokës dhe ndikimi i saj në ekzistencën dhe mbijetesën tonë. U analizuan prirjet dhe skenarët e së ardhmes, duke marrë në konsideratë faktorë kompleksë natyrorë dhe shoqërorë që ndikojnë në këtë proces.
🎯 Qëllimi i këtij leksioni ishte ndërgjegjësimi i studentëve dhe jo vetëm për përshpejtimin e kësaj krize dhe nevojën për masa urgjente për të shmangur pasoja të pakthyeshme.
💡 Gjithashtu u prezantuan edhe mundësitë konkrete që kemi sot për të vepruar dhe për të bërë ndryshimin.