Në vijim të aktiviteteve të larmishme në kuadër të “Muajit të Evropës”, sot në datë 07.05.2015 pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Diversiteti Rom, si vlerë kulturore Shqiptare”, ku lektor i ftuar ishte Z. Bledar TAHO, nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri. Në këtë bashkëbisedim, ndër të tjera, u vendos theksi se Diversiteti në kulturë, por mbi të gjitha uniteti në qytetarì, e bën qytetarin e sotëm evropian të jetë shumëdimensional në mënyrën e tij të të menduarit dhe të vepruarit. Qytetarì do të thotë pavarësi mendimi, e në të njëjtën kohë, respekt për pikëpamjet e të tjerëve. Të ndryshëm por të bashkuar në qytetari na bën të ndihemi Evropianë! Gjithashtu, studentët e Vitit të parë të drejtësisë, prezantuan para auditorit një punim me temë “Dinamika dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian”.