Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, sot Akademia Profesionale e Biznesit pati kënaqësinë të mirëpres në mjediset e saj për një leksion të hapur një grup profesorësh nga UAMD.
Leksioni u mirëprit nga studentët dhe pedagogët e pranishëm dhe nxiti diskutime dhe pyetje rreth çështjeve të cilat u trajtuan. Fjala e hapjes u realizua nga Prof. As. Dr. Ylber Bezo – President i APB-së, i cili i falenderojë të ftuarit për pranimin e ftesës si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të tjera institucionale. Më pas fjalën e mori Prof. As. Dr. Enver Bytyçi, i cili foli rreth Diplomacisë së Skënderbeut si dhe bashkëpunimeve të ndryshme që realizoi Skënderbeu me qëllim mbrojtjen e vendit. Më pas fjalën e mori Prof. Dr. Piro Prifti, i cili na njohu me disa fakte historike të panjohura ende për figurën e Heroit tonë kombëtar, të cilat Prof. Prifti i ka studiuar ndër vite. Në mbyllje të takimit fjalën e mori Dr. Robert Kosova, i cili ma solli një tematik mjaft interesante “Historia jonë që nuk duket”.
Duke falenderuar profesorët e nderuar për faktet dhe informacionin që na përcollën, ju ftojmë dhe në leksionet e tjera në vijim, të planifikuar në kuadër të Vitit të Skënderbeut.