Search
Close this search box.

Leksion i Hapur me Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Detajet

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë të mirëpresë në auditorin e tij historianin e shquar Prof. Dr. Pëllumb XHUFI, i cili mbajti një leksion të hapur me temë “Gjergj Kastriot Skënderbeu, një figurë simbolike dhe misionar i lirisë së popujve”.

Bashkëbisedimi me Prof. Dr. Xhufin u ndoq me interes të lartë nga studentë dhe pedagogë të KUB, të cilët në përfundimi të takimit ju drejtuan me një sërë pyetjesh Prof. Dr. Xhufit lidhur me figurën historike kombëtare, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Duke falenderuar Prof. Dr. Xhufin për kohën dhe leksionin që na dedikoj, ju ftojmë të bëheni pjesë e takimeve të radhës të parashikuara në axhendën e aktiviteteve në KUB.
Ju mirëpresim! 

30126951_2110734289171028_555785359561064448_n30226002_2110734309171026_9209063842934423552_n30226666_2110734299171027_588230805235433472_n30127361_2110734445837679_1337964776076083200_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.