Search
Close this search box.

Leksion i hapur me Komisioneren Për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Detajet

Në kuadër të axhendës së aktiviteteve të shumta për të celebruar “Muajin e Europës”, Qeveria Studentore ‪#‎APB në bashkëpunim me strukturat drejtuese të #APB do të organizojnë një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë gjithë muajit maj.

Në mjediset e APB ditën e hënë ora 11:00, u zhvillua një leksion i hapur me

Znj. IRMA BARAKU
Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi

11148382_1592156804372626_4300723343382999387_n

Në këtë leksion të hapur, ku morën pjesë studentë, pedagogë si dhe drejtues të APB, Dr. Irma Baraku Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi, bëri një paraqitje të tematikës në disa momente të tilla si: në aspektin shqiptar kur është krijuar ligji; risitë që solli në legjislacionin shqiptar ky ligj për mbrojtjen nga diskriminimi; direktivat e Bashkimit Evropian për luftën ndaj diskriminimit; si dhe kompetencat e Komisionarit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe konstatime dhe raste reale mbi diskriminimin gjinor që e bënë takimin me studentët e Akademisë Profesionale të Biznesit sa produktiv aq dhe të larmishëm.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.