[vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”5″ images=”8546,8547,8548″ img_size=”850×500″][vc_column_text]Ditën e martë, datë 02 dhjetor 2014, ne ambientet e Akademisë Profesionale të Biznesit u mbajt një leksion i hapur me temë “German & Albania Relationship Walking Together in EU” nga Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Shqipëri SH.T.Z. HELLMUT HOFFMAN. Ambasadori gjerman u ndal në tri nën tema kryesore si;
Sistemin politik në Gjermani, duke u ndalur kryesisht ne sistemin politik pluralist dhe në rolin e opozitës parlamentare në dialog të vazhdueshëm me Qeverinë; bashkëpunimin e forcave politike që i përkasin spektrave të ndryshëm politikë si një kusht kryesor për funksionimin e demokracisë. Ambasadori paraqiti një panorama te modelit Gjerman si një model të bashkëpunimit mes forcave të ndryshme politike i mëshiruar në koalicionet qeverisëse me bazë të gjerë, të përbëra nga forca politike antagoniste mes tyre, njohur ndryshe si bashkëqeverisje.
Gjithashtu, Ambasadori gjerman njohu studentët e Akademisë Profesionale të Biznesit me historinë e këtij vendi, duke filluar nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, rënia e murit të Berlinit, bashkimi i dy gjermanive, e deri tek në rimëkëmbja e plotë ekonomike dhe e forcimit të shtetit të së drejtës në Gjermani.
Së fundmi, Ambasadori gjerman, u ndal tek roli i investimeve të huaja në Shqipëri e veçanërisht të investimeve gjermane. Është shumë i rëndësishëm funksionimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, nga ku Kërkohet një sistem gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, në mënyrë që të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme për thithjen e investimeve gjermane në Shqipëri. Një mjedis ekonomik i konsoliduar mbetet parakushti kryesor i rritjes së investimeve të huaja dhe njëkohësisht i rritjes së ekonomisë shqiptare në tërësi, theksoi ai.
Ne mbyllje, Ambasadori gjerman zhvilloi një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me studentët dhe stafin akademik, duke ndarë me ta opinionet mbi problematikat e ndryshme për mjedisin ekonomik në Shqipëri.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]