Frymëzim sipërmarrës në auditor. Studentët e Hoteleri–Turizëm dhe Agjenci Udhëtimesh morën pjesë në dy leksione të hapura.
Në fokus historitë e suksesit të dy sipërmarrëseve:
- Denada Arbiti, studente e vitit të tretë në programin Administrim Biznes, e cila po ndërton rrugëtimin e saj profesional me agjencinë “EDENAD travels & tours”
- Migena Kamberi, themeluese e “Meridian Travel”, e cila ndau eksperiencën e saj dhe mundësitë reale të punësimit në sektor
Bashkë me znj. Kamberi u ra dakord për të zgjeruar bashkëpunimin me KUB në praktika mësimore, vizita studimore dhe hapje dyersh drejt punësimit.
Rritemi me ide. Rritemi me eksperiencë. Rritemi me bashkëpunime.