EN/AL

Leksion i hapur i mbajtur nga Prof. As.Dr. Iva ZAJMI

Detajet

Në vijim të aktiviteteve në kuadër të “Muajit të Evropës”, datë 6 maj, në mjediset e  Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua një leksion i hapur i mbajtur nga Prof. As.Dr.  Iva ZAJMI.10408088_1592710334317273_8681345692858559486_n

Në këtë leksion të hapur, ku morën pjesë pedagogë dhe student të APB, u prezantua procesi i krijimit të Bashkimit Evropian si dhe sfidat dhe marrëdhëniet Shqipëri- Bashkimi Evropian. Gjithashtu, në formatin e tij, ishte parashikuar dhe një prezantim dhe punim individual nga vetë studentët. Studentja e drejtësisë, Brunilda Hoxha, solli përpara auditorit një prezantim mbi Rolin e Presidentëve të KE në procesin dhe integrimin institucional evropian. Aktiviteti u mbyll me një foto dhe me dëshirën dhe mesazhin që të gjithë së bashku duke punuar dhe duke menduar si evropianë mund të sjellim zhvillimin dhe integrimin në familjen evropiane.

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.